Dhjetëra zona të Krumës dhe Tropojës do të mbeten ditën e sotme pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për shkak të remontit nën nënstacionin Krumë, më 9 tetor do të ndërpritet energjia gjatë intervalit kohor 10:00 deri në 16:00.
Si rrjedhojë, pa energji elektrike do të mbeten disa zona të Bashkisë Krumë si dhe fshatra të Tropojës. Më konkretisht:
“Zahrisht dhe Pla, Nikoliq, St/Pompa Pla Krumë, Vllahën dhe Nikoliq(2 kabina), Ujësjellësi Krumë, Bardhej, Helshan, Kostur, Perollaj, Ukperaj Fshatrat e Tropojës: Kam, Zogaj, Kepenek dhe Xhuxhë, Qarr, Golaj, Qarrë, Letaj, Zgjeçetj, Pla, Brat, Dobrunë, dogana Qafë Prush, Cahan, Kishaj, Mujaj, Pogaj, ant AMC, Ant PLUS, St/P Ujësjellës Cahan, Fajzë, Brenogë, Vranisht, Sefoll, Metaliaj, Myc-has, Tregtan, Bashkia Krumë (Lagjet: Nr 1,2, zona Industriale, lagjia informale, kodra e Madhe, Pekë, Gajrep, Spitali Krumë, Firma Elmir.”
OSHEE vijon punimet e planifikuara në rrjet në të gjithë vendin me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.
SCAN