Policia e Cërrikut ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së dy personave mbrëmjen e djeshme dhe bashkëpunëtorin e tij.
Në pranga u vunë shtetasit B.H 32 vjeç i dyshuar si autori kryesor, si dhe shtetasi I.F 28 vjeç i dyshuar si bashkëpunëtor.
"B.H, mbrëmjen e djeshme dyshohet se pas një konflikti fizik për motive të dobëta ka plagosur me pistoletë G.K dhe J.R", sqaron policia në njoftimin zyrtar mëngjesin e sotëm.
Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën duke u angazhuar 30 forca policie të Cerrikut dhe të Forcës së Posacme Shqiponjat nga DVP Elbasan.
Ndërkohë vijon puna për gjetjen e armës së krimit.