Policia e Durrësit vuri në pranga dy persona pasi akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Të arrestuarit janë Renato Glloga 23 vjeç dhe Firdus Tarko 28 vjeç, të dy banues në Durrës.
Ndërkohë që në lidhje me këtë hetim është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e F.B. 34 vjeç.
Sipas policisë, Renato Glloga punonjës në një pikë shitje baterish me shumicë dhe F.B. magazinier, që është në kërkim në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudhën Qershor - Gusht 2018 , në mënyrë sistematike duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur 359 bateri makinash dhe vaj lubrifikant duke i ' a dhënë Firdus Tarkos dhe ky më pas gjente tregun për ti shitur.
Pas dy muajve hetime përpos arrestimeve janë sekuestruar një sasi baterish, ndërsa vijon puna për të arrestuar personin e shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për nenet 135, 134, 25 të Kodit Penal.