Një investigim tronditës është paralajmëruar se do të publikohet mbrëmjen e sotme nga emisioni ‘Stop’.
Një kamera e fshehtë pritet të sjellë sonte me zë dhe figurë, llojet e lëndëve narkotike të ndaluara, që u shiten nën dorë nxënësve dhe të rinjve.
Mjafton një interesim i thjeshtë dhe paratë me vete dhe njerëz jashtë çdo dyshimi, të tregtojnë me shumicë e pakicë, lëndë të ndaluara, madje për kafshë.
Mësohet, se gjatë kamerës së fshehtë, shitësja e lëndës së ndaluar, shfaqet e qartë mbi çfarë është duke bërë, por thotë, se ‘mallin’ e saj e marrin shumë të rinj dhe ata dinë edhe si përgatitet.
Detaje të tjera mbi këtë aktivitetin kriminal që tejkalon çdo imagjinatë, priten të mësohen sonte në mbrëmje në emisionin ‘Stop’.