Departamenti Antikorrupsion në PD, para pak minutash në faqen në FB ka denoncuar fluturimet Show të Air Albania te cilat sipas këtij departamenti minimalisht kushtojnë 100 mije euro ndërsa dihet që kompania “AIR ALBANIA” ka një kapital prej 100.000 lekë (790 Euro).
Denoncimi i Departamentit Antikorrupsion ne PD për Air Albania
AIR ALBANIA, për show, show, por edhe për show, kreu disa fluturime jo linje (extra) Tiranë – Stamboll (TIA-IST). Sigurisht që show ka kostot e saja, dhe për më tepër kur atë e jep kryeministri, kostot janë shumë më të larta.
Dihet që një udhëtim vajtje – ardhje (round trip) Tiranë – Stamboll (TIA - IST) kushton rreth 18.000 Euro (përjashtuar taksat).
Dihet edhe që Rama i bëri xhiro gazetarëve të kazanit, pensionistëve që nuk i rriti një qindarkë pensionin, përfituesve të ndihmës ekonomike, kategori që e reduktoi me 20.000 të tillë, studentëve të ekselencës, që i ka shtruar veç rrugën e mërgimit, etj…., minimalisht 5 xhiro (round trip). Pra, 5 udhëtimet “dhuratë” të bujarit Ramë, kanë kushtuar minimalisht 100.000 Euro.
Dihet që kompania “AIR ALBANIA” ka një kapital prej 100.000 lekë (790 Euro).
Gjithashtu dihet edhe që matematika nuk është opinion.
Dhënë sa më sipër, pyetja për “AIR ALBANIA” dhe pronarët e saj të vërtetë është: kush i pagoi udhëtimet që kushtuan minimalisht 100.000 Euro, duke qenë se kompania vetëm 790 Euro ka në arkën e saj?