“Pse denoncove Geron Xhafën”, çmendet prokuroria politike, hakmerret ndaj gazetarit

Tuesday, 09 October 2018 20:07

Prokuroria politike ka nisur dhënien e vendimeve absurde me urdhër të kreut të qeverisë për të ndëshkuar këdo që denoncon skandaltet e lidhjeve të qeverisë me krimin.
Prokuroria ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashi vetëm se ai ka asistuar në telefonatën që është bërë mes “Babales” dhe Agron Xhafajt dhe që më pas e ka bërë publik këtë fakt.
Prokurorët e kanë penlizuar gazetarin Jetmir Olldashi vetëm se ai ka bërë publik përgjimin e telefonatës.
Avokati Gjata e ka kosnideruar një vendim absurd pasi gazetari ka për detyrë të bëjë investigime, ndërsa ka deklaruar se Prokuroria e ka penalizuar për shkak se gazetari e ka bërë denoncimin nga zyra e PD.
Prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, ka kërkuar arrestimin e Albert Veliut, personit që denoncoi përfshirjen në trafik narkotikësh të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Osmani e akuzon Veliun për veprën penale të “kallëzimit të rremë”, vepër e cila nuk është fare në kompetencë të Prokurorisë për Krime të Rënda, ku ai është zëvendës i Donika Prelës.
Prokuroria për Krime të Rënda ka për kompetencë hetimin e rasteve të trafiqeve ndërkomëtare, grupeve të strukturuara kriminale dhe korrupsionit në nivele të larta. Ndërsa hetimi konkret, edhe pse shumë i dyshimtë për mënyrën se si ka vepruar prokurori Osmani, nuk përfshihet aspak në veprat që janë në kompetencë të Prokurorisë për Krime të Rënda.
Albert Veliu dhe kunati i tij, Fred Alizoti, ndaj të cilëve prokurori Gent Osmani ka kërkuar arrestimim, akuzohen në një proces më shumë politik se sa ligjor për “kallëzim të rremë”. Kjo vepër penale është kompetencë e Prokurorisë së Rrethit, e, në rastin konkret, asaj të Tiranës.

Ky është në fakt, për të cilin edhe prokurori Gentian Osmani është në dijeni të plotë. E, megjithatë, ai ka vendosur të vijojë hetimet për “kallëzim të rremë”, duke anashkaluar plotësisht dyshimet mbi përfshirjen e Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm, në trafik narkotikësh.
Veprimet e kryera nga prokurori Osmani, edhe në këtë hetim të shfytyruar, janë shkelje flagrante të ligjit procedurial penal, për të cilat duhet të mbajë edhe përgjegjësi sipas ligjit penal.
Prokuroria për Krime të Rënda, e konkretisht prokurori Osmani, e kanë regjistruar hetimin për “trafik të lëndëve narkotike”, me person të dyshuar Agron (Geron) Xhafaj. Hetimi i kësaj vepre është në kompetencë të Krimeve të Rënda.
Por, kur prokurori Osmani, me ndërhyrje politike ose me vullnetin e tij për t’i shërbyer maxhorancës, ka vendosur të mos hetojë Agron Xhafaj, ai, sipas ligjit, do të duhej të pushonte hetimet për trafik narkotikësh. Por, me ndryshimet e reja të Kodit të Procedurës Penale, vendimi i pushimit të Prokurorisë për Krime të Rënda duhet të konfirmohej në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Prokurori Osmani, ndoshta i pasigurt se vendimi i tij për pushimin e hetimit në ngarkim të Agron Xhafaj nuk do të pranohej nga Gjykata për Krime të Rënda, ka vendosur ta “zgjidhë” rastin nëpërmjet një artifice ligjore- ai nuk e ka pushuar hetimin për “trafik narkotikësh”, në ngarkim të Agron Xhafaj, por e ka ndryshuar vetë objektin e hetimit, duke e kanalizuar tek vepra “kallëzimi i rremë” kundër denoncuesit.
Vetëm nëse vendimi i prokurorit për pushimin e hetimeve për Agron Xhafaj do të merrte konfirmimin e Gjykatës për Krime të Rënda, prokurori i çështjes, Gentian Osmani, mund t’ia përcillte materialet Prokurorisë së Tiranës, për të vijuar hetimet për “kallëzim të rremë”.
Por, siç konstatohet lehtësisht, Gentian Osmani i është shmangur qëllimisht përcaktimeve të Kodit të Procedurës Penale dhe, duke vijuar në shkelje të tij, ka urdhëruar arrestimet.
Në këtë mënyrë, prokurori Osmani duket qartë që ka vënë plotësisht në zbatim “detyrimin” që ka ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili është një prej njerëzve që kontrollon procesin e Vetingut.

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 20:30
Login to post comments