"Pse nuk janë mbyllur më parë? Çfarë kanë pritur, po vrasin veten njerëzit"

Tuesday, 09 October 2018 20:28

Pikat e basteve më 31 dhjetor të këtij viti duhet të mbyllen për të mos u hapur më. Ky është detyrim nga ligji të cilin kryeministri Rama e përmendi sot.
Në gjithë vendin, veçanërisht në kryeqytet janë me mijëra lokale bastesh e kazinosh që do largohen apo mbyllen sepse ligji kufizon largësinë e tyre.

Gjithashtu detyron që të mos reklamojnë më aktivitetin e tyre, i cili për qytetarët është shkaku i shumë veseve dhe të problemeve të mprehta sociale.

“Pse nuk janë mbyllur më parë? Çfarë kanë pritur, po vrasin veten njerëzit. Ku i gjejnë gjithë ato para? Bastet janë si droga”, shprehen qytetarët per TopChannel.

Qytetarët janë kundër kumarit, kufizimit të tij sa më shumë të jetë e mundur dhe largimit nga lagjet ku ata banojnë.

Ata shpresojnë që mbyllja e pikave të basteve të ndodhë vërtetë, ndërsa më herët operacioni “Marrëzia e fundit” nuk arriti t’i japë fund kumarit

Login to post comments