Kush është 48-vjeçari që u ekzekutua në derë të shtëpisë (Video)

E mërkurë, 10 October 2018 09:48

Ish-kryeplaku i fshatit Shegas në Lushnje u ekzekutua mbrëmë sapo do hapte portën e shtëpisë. Deri në këto momente, për ngjarjen e rëndë policia ka shoqëruar 15 persona. Autori i kishte zënë pritë dhe e qëlloi me një plumb në kokë, kur viktima Qemal Alla zbriti nga fuoristrada e tij për t’u futur në shtëpi.

Sipas informacioneve, Alla disa minuta më parë ishte qenë në lokalin e fshatit, pronë e vellait të tij. E shtëna është dëgjuar nga fqinjët, të cilët kanë dalë menjëherë për të parë çfarë kishte ndodhur.

Pyetje“Çfarë dëgjuat”?

Banori 1: “Zhurmë. Baf”!

Pyetje: “Pastaj çfarë bëtë? Dolët? Patë?”

Banori 1: “Ku të shihje. Le që ishte natë”.

Banori 2: “S’e dimë kush e ka bërë. Krismë dëgjuam, por se çfarë ishte nuk e dimë”.

Pyetje: “Sa herë dëgjuat krisma”?

Banori 1: “Një herë. Një fishek ka gjuajtur. Vetëm një tek”.

Banori 1: “Ka ardh për shpi, aty ka hap portën për të hyrë brenda”.

Pyetje: “Po lokali ndodhet larg që këtu”?

Banori 1: “Jo. 100 metra-200 metra është”.

Forca të shumta policie nga komisariati i Lushnjes, Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe FNSH, shkuan në vendngjarje. Gjatë gjithë natës u ngritën pika të shumta kontrolli dhe njëkohësisht u bë krehja e zonës për kapjen e autorëve të krimit.

Viktima jetonte vetëm me bashkëshorten, kurse djali është emigrant në Greqi. Në fshat ai njihej si person i qetë, pa konflikte, pa precedentë kriminal dhe paraprakisht dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për pronën, një rezervat peshku që ishte në pronësi të viktimës.

/abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...