Zbulohen dy lëvizjet që bëri Elvana Gjata në lokalin ku ndodhi ngjarja

E mërkurë, 10 October 2018 10:06

Detaje të reja zbulohen nga sherri i së enjtes së 4 tetorit në zonën e Bllokut që përfundoi me vrasjen e 28-vjeçarit Fabian Gaxha dhe plagosjen e dy të tjerëve në një konflikt me të dashurin e këngëtares Elvana Gjata dhe miq të tij.

Ndonëse nuk ishte e qartë masa e përfshirjes në ngjarje e këngëtares pasi u tha se ajo ishte larguar sapo kishte nisur sherri, burime të sigurta bënë me dije për “BalkanËeb” se Elvana ka hyrë brenda lokalit dy herë.

Kanë qenë kamerat e një biznesi pranë vendit të ngjarjes që kanë kapur këngëtaren dhe në momentin e ngacmimit dhe më pas kur ajo ka shkuar dy herë brenda, me sa duket për t’i thënë të dashurit të saj Ervin Mata të largohej e të mos priste Ervis Martinajn për sqarime.

Ndërkohë dje u bë e ditur se Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja. Shpallja në kërkim policor e detyron Gjatën që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen.

Këngëtarja u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes nga Rinasi drejt një vendi të BE.

Në kërkim për ngjarjen janë shpallur dhe i dashuri i saj Ervin mata, Fabian Allushi, Mevjol Bilo, të cilët kanë qenë të ulur në një tavolinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...