Librat e shit-blerjes, tatimet: Sot afati i fundit për dorëzimin e tyre

E mërkurë, 10 October 2018 12:46

Afati i fundit i deklarimit dhe dorëzimit të Librave të Shitjes dhe Blerjes për periudhat korrik, gusht dhe shtator 2018,është data 10 tetor 2018, i ka rikujtuar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tatimpaguesve të biznesit të vogël me qarkullim 2-5 milionë lekë.

Pavarësisht se sipas Administratës Tatimore ky është një detyrim që nuk mbart asnjë penalitet dhe ajo e ka theksuar këtë fakt, por që megjithatë duhet të përmbushet nga ana e tatimpaguesve sepse këto të dhëna përbëjnë bazën për plotësimin e mëtejshëm të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.Referuar të dhënave që DPT disponon, 11,493 subjekte të biznesit të vogël dorëzuan deklaratën e TVSH-së për muajin qershor 2018, brenda afatit ligjor, pra pa asnjë penalitet.

Administrata Tatimore ka shprehur gatishmërinë të asistojë gjatë procesit të plotësimit dhe dorëzimit të Librave të Shitjes dhe Blerjes. Për këtë qëllim, ajo ka ftuar të gjithë të interesuarit të vizitojnë “Këndin e Asistencës” i cili i është dedikuar biznesit të vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore. (13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve, mund të merret gjithë asistenca e nevojshme, në mënyrë që të përmbushen me korrektësi detyrimet ligjore .

Gjithashtu për çdo paqartësi DPT ka thënë se individët mund të telefonojnë pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku ndodhet edhe një operator i cili ofron asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30 -18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...