Zbardhet e kaluara, kush është ‘i forti” i Fierit që u arrestua sot

E mërkurë, 10 October 2018 17:44

Ilir Boriçi u vu sot në pranga nga policia në kuadër të operacionit ‘Forca e ligjit’ në Fier.

42-vjeçari është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër njeriut.

Pas arrestimit te tij janë siguruar detaje rreth precedentëve penale ndaj Boriçit, i cili është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armëmbajtje pa leje”. 42-vjeçari ishte në masën “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.

Veprat penale për të cilat është dënuar Boriçi, në periudha të ndryshme

-Në vitin 1999 ai u arrestua për “Shkëmbim zjarri”, “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

-Në vitin 2008-2011 ka vuajtur dënimin në burgun e Milanos për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

-Në 11.11.2013 është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg.

-Në 22.06.2017 është arrestuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, shkatërrim prone”, “Kanosje” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Në Seman ka qëlluar me armë dhe ka shkatërruar lokalin e shtetasit A. C.

Pavarësisht të gjithë këtyre dënimeve për një sërë veprash penale, 42-vjeçari ka kryer vetëm tre ditë burg dhe më pas Gjykata ka caktuar ndaj tij masën “Detyrim paraqitje”. Kujtojmë se sot nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen “8 Shkurti” në Fier, Boriçit iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...