Rreziqet ndaj stabilitetit financiar, FMN: Janë shtuar prej tkurrjes monetare dhe luftës tregtare

E mërkurë, 10 October 2018 18:07

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se rreziqet ndaj sistemit financiar global janë rritur në 6muajt e fundit dhe mund të përkeqësohen shpejtë nëse vazhdojnë presionet në tregjet në zhvillim dhe lufta tregtare merr vrull.

Fondi theksoi gjithashtu kushtet e thjeshtëzuara financiare po sjellin rritjen e niveleve të borxhit dhe fryrjen e çmimit të aktiveve, pavarësisht se rregulloret janë ashpërsuar 1 dekadë pas krizës financiare.

“Rreziqet në afat-shkurtër ndaj stabilitetit financiar janë rritur. Pjesëmarrësit e tregut nuk janë të shqetësuar mjaftueshëm mbi rrezikun e tkurrjes së shpejtë të kushteve financiare”, deklaroi Fondi.

Drejtori i tregjeve të kapitalit i Organizatës, Tobias Adrian, tha se goditjet ndaj sistemit mund të vijnë në forma të ndryshme, si rritja e papritur e inflacionit që do të shkaktojë rritjen e shpejtë të normave të interesit apo nëpërmjet një Brexit të “çregullt”.

Rritja e shpejtë e borxhit në Kinë gjatë viteve të fundit përbën gjithashtu një shqetësim, pavarësisht se autoritetet kanë ndërmarrë masa për ta frenuar.

Në raport, Fondi theksoi gjithashtu se rritja ekonomike ka arritur majën, ndërsa hendeku mes vendeve të zhvilluara dhe tregjeve në zhvillim po zgjerohet.

Normalizimi i politikave monetare në SHBA, dollari i fortë dhe përshpejtimi i luftës tregtare, ka nisur të japë efekte te disa ekonomi në zhvillim. Fondi bën të ditur se tregjet në zhvillim përjashtuar kinën, mund të pësojnë flukse dalës të kapitalit prej më shumë se 100 miliardë dollarë.

Organizata i bëri thirrje rregullatorëve globalë që të ruajnë masat e prezantuara gjatë krizës financiare, të rrisin mbikëqyrjen ndaj likuiditetit në treg dhe të shtojnë sasinë e kapitalit që bankat duhet të mbajnë për t’u mbrojtur nga rreziqet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...