Arta Marku vazhdon shërbimin ndaj Ramës, reagimi i paprecedent i Prokurorisë

E mërkurë, 10 October 2018 18:44

Prokuroria e Krimeve të Rënda do ta vazhdojë deri në fund betimin për ti shërbyer mbrojtjes së vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Pas reagimit zyrtar të Ministrit Xhafaj, mohimit të akuzave nga ana e Taulant Ballës, distancimit të kreut të Polciisë së Shtetit Ardi Veliu nga akuzat e Fredi Alizotit, reagoi këtë pasdite edhe prokuroria. Arta Marku, urdhëroi vartësen Donika Prela që tu shpërndante mediave një deklaratë të gjatë ku si në asnjë rast të mëparshëm jep zyrtarisht edhe detaje nga dosja hetimore që po bëhen për dosjen e “Dëshmitarit X”.

Prokuroria është në vijën e Partisë Socialiste , se personi që pretendon se bëri zërin e Agron Xhafajt, nuk e ka çuar drejtori Ardi Veliu, por drejtori i policisë së Fierit.

Mediave iu servir këtë pasdite një deklaratë e gjatë nga organi i akuzës dhe duket sikur edhe Prokuroria po mundohet të ruajë integritetin në këtë çështje.

“Prokurori nga Kruja i Krimeve të Rënda”, siç e cilëson Alizoti në një video të publikuar mbrëmjen e së Martës në emisionin “Opinion”, duket që ka pasur rol të rëndësishëm në hetimin e nisur për dyshimet mbi përfshirjen në narko-trafik të Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Fredi Alizoti, i cili u bë e qartë se është një ‘aktor” i investuar nga Policia e Prokuroria për të rrëzuar dyshimet mbi Agron Geron Xhafaj, ka përmendur dy emra si “emisarë” të Fatmir Xhafaj për të biseduar me “prokurorin nga Kruja”.

Alizoti përmend faktin se ai është dërguar nga shtëpia e tij në drejtim të Prokurorisë për Krime të Rënda nga Ardi Veliu, drejtori i përgjithshëm i Policisë. Gjithashtu, Veliu shprehet se, në të njëjtën kohë, në ambjentet e jashtme të Prokurorisë për Krime të Rënda, ka takuar edhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Pra, Alizoti, në videon e re të publikuar të martën në emisionin “Opinion”, ka identifikuar Taulant Ballën dhe Ardi Veliun si “emisarë” që Fatmir Xhafaj ka dërguar tek “prokurori nga Kruja”. “Boldneës.al” kreu verifikimet e saj dhe e ka identifikuar se cili është “prokurori nga Kruja”, sipas cilësimit të Fred Alizotit. Por, përsa kohë, emri i tij nuk është përmendur nga “aktori” Alizoti, redaksia ka vendosur që të mos vendosë në gojën e “dëshmitarit” emrin të cilin ai nuk e ka shprehur.

Modifikuar më E mërkurë, 10 October 2018 18:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...