Rama heq reklamat e basteve nga portalet, por ende jo nga zyrat e shtetit

E mërkurë, 10 October 2018 21:01

Kryeministri Edi Rama urdhëroi të gjitha portalet në Shqipëri të heqin reklamat e kompanive të basteve, por një urdhër i tillë nuk funksionon ende për zyrat shtetërore.

Opinion.al publikon një foto të një sporteli të postës shqiptare në Tiranë, ku kompania e basteve sportive ‘Bastarena.com’, është partner i saj.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama foli me ashpërsi për lojërat e fatit, duke i parlajmëruar biznesmenët në këtë fushë se që nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen kazinosh e llotosh në zonat e banuara.

Ai gjithashtu rezervoi një paralajmrim për mediat, duke bërë thirrje që “brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat e basteve sportive nga radiot, portalet apo televizionet” dhe i kërkoi AMA-s të monitorojë procesin.

AKEP ka njoftuar të mërkurën se pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të hequr të gjitha reklamat, portalet i kanë hequr, menjëherë dhe vullnetarisht.

Ndërkohë që AKEP në bashkëpunim me AMA dhe institucionet e tjera të përfshira do të vijojë monitorimin e zbatimit të legjislacionit në këtë fushë dhe do të bllokojë çdo domain i cili do të tentojë të rikthehet në praktikën e shkeljes së ligjit në këtë drejtim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...