Ka ndërruar jetë rrugës për në spital një prej të plagosurve në Mat, duke e çuar në dy numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Kujtojmë se më herët Erzen Alija u transportua me helikopter drejt Tiranës, por nuk ka mundur që t’iu shpëtojë dot plagëve të marra.
Në këtë ngjarje të rëndë ndërroi jetë menjëherë shtetasi Mentor Hoxha, ndërsa të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë.