Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Babrrusë në Tiranë, ku një 13-vjeçare është vrarë me armë zjarri.
Sipas të dhënave paraprake, thuhet se vajza e mitur, plagën e ka marrë në bark.
Ndërkohë në njoftimin e policisë thuhet:
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.