Detaje tronditëse dalin nga vrasja e 13-vjeçares në Tiranë.
Mësohet se 13-vjeçarja Kasadra Brahaj u godit me thikë nga një pjesëtar i familjes, për motive të cilat ende nuk bëhen të ditura.
Këto detaje i zbulon gazetarja e terrenit të News 24, Dorjana Bezat. “Kasadra 13 vjeçare u mbyt nga gjaku i vet”, thekson gazetarja.
Sakaq, në spital e mitura është dërguar nga babai i saj Xhevat Brahaj. Fatkeqësisht 13-vjeçarja nuk mundi t’u shpëtojë plagëve.