Siguria ushqimore në shkolla, AKU mbyll dhe gjobit disa subjekte

Premte, 12 October 2018 10:38

Në kuadër të sigurisë ushqimore dhe monitorimit të të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor (OBU) pranë institucioneve arsimore në vend (shkolla, kopshte, çerdhe) AKU ka kryer në rang vendi 227 inspektime.

Konkretisht, nga trupat inspektuese të AKU-së janë marrë masa administrative:

65 masa administrative me Paralajmërim, 13 masa administrative me gjobë në vlerën 1 720 000 lekë si dhe dy ndërprerje aktiviteti.

Ndërkohë gjatë inspektimeve, janë dhënë edhe këshillime ndaj subjekteve duke bërë të mundur eliminimin e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore.

Login to post comments