Janë identifikuar dy autorët (atë dhe bir) të plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.
Policia e Tiranës, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale njërin prej autorëve të plagosjes, shtetasin :
– Abedin I., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u shpall në kërkim i biri, shtetasi :
– S. I., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Selitës”, plagosën në këmbë me armë zjarri shtetasin M. Sh., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna intesive për kapjen e autorit tjetër, shtetasit S. I.