Pamjet që shfaqen turpërojnë imazhin e Policisë së Shtetit janë filmuar sot nga disa fëmijë, fëmijë që ishin dërguar të ndiqnin një takim të kreut të qeverisë, Edi Ramës, në Divjakë.
Nuk ka fjalë për këtë skenë as ish-kryeministri Sali Berisha që e ka publikuar videon, nuk ka mundur të gjejë fjalë për ta përshkruar këtë skenë sa qesharake, aq edhe të rëndë, por është mjaftuar vetëm me dy: "Narkopolicia e Narkoshtetit!"
"Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e nxënësit dixhital", ka ftuar Berisha në vazhdim:
"Doktor. Ja modeli i policise sot ne Divjake . Ishte planifikuar nje takim ku do ishte i pranishem z.Rama . Filmuar nga nxenesit e shkollave te cilat u njoftuan te ishin te pranishem .Kjo eshte policia e Rilindjes"