Sektori i shëndetësisë është ndër më problematiku sa i përket abuzimit me privatësinë e pacientëve pasi përpunon një volum të lartë informacionesh personale.
Për këtë qëllim, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i ka dhënë vëmendje të shtuar këtij sektori në kontrolle dhe hetime administrative për ta vendosur në shina dhe që pacientët të jenë të sigurt që të dhënat e tyre nuk shpërdorohen.
Problematik është jo vetëm sektori publik por edhe klinikat e shumta private, ku janë marrë sanskione të shumta me gjobë në rastet që kanë abuzuar.
Për këtë qëllim është organizuar edhe një trajnim nga ana e Komisionerit me aktorë të ndryshëm, lidhur me rregullat për mbrojtjen e privatësisë së pacientëve.