KLSH-së: Qeveria ka manipuluar shifrën e borxhit publik

Premte, 12 October 2018 20:11

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se qeveria shqiptare ka manipuluar shifrat e borxhit publik duke deklaruar një defiçit më të ulët nga shifra reale, në një skenar të ngjashëm me krizën greke. Gjetjet tronditëse janë publikuar në një raport konfidencial për zbatimin e buxhetit të vitit 2017, të cilin KLSH e ka dorëzuar në Kuvend.

"Defiçiti zyrtar për vitin 2017 paraqitet në nivelin 31.2 miliardë lekë, ndërkohë që ky zë në Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë paraqitet 50.8 miliardë lekë, pra me një diferencë prej 19.6 miliardë lekësh më shumë"- thuhet në raportin bombë të KLSH.

Sipas institucionit më të lartë auditues, nga auditimi i financave publike janë konstatuar mospërputhje të mëdha shifrash mes Sistemit Informatik që proceson automatikisht veprimet e thesarit dhe tabelave të buxhetit të paraqitura nga Ministria e Financave.

“Kemi konstatuar se niveli faktik i defiçitit është nënvlerësuar me qëllim raportimin e tij brenda kufijve ligjor, duke mos raportuar shpenzimet në nivelin e plotë të tyre,” raporton KLSH.

Përmes fshehjes së defiçitit qeveria ka shkelur ligjin e buxhetit të shtetit duke tejkaluar kufijtë e huamarrjes që janë miratuar në parlament. Përkatësisht në buxhetin e vitit 2017, kufiri i deficitit ishte përcaktuar 31.2 miliardë lekë. Pra e thënë ndryshe, shpenzimet e qeverisë nuk duhet të ishin më të larta se 31.2 miliardë lekë mbi të ardhurat e mbledhura në buxhet.

Por ky kufi nuk është respektuar dhe përballë thyerjes së ligjit, qeveria ka manipuluar shifrat. Sipas KLSH, fshehja e defiçitit ka qenë e qëllimshme për të manipuluar shifrat e borxhit publik, një skenar i ngjashëm më atë që ndoqën qeveritë e Greqisë përpara disa viteve duke e çuar vendin në faliment të plotë buxhetor. Fshehja e borxhit publik vetëm në letra, jo vetëm që kërcënon financat e shtetit, por ka krijuar borxhe të fshehura.

“Me qëllim mbajtjen e defiçitit nën limitet e miratuara, duke mos shkurtuar shpenzimet janë krijuar detyrime të prapambetura,” thuhet në raport.

Sipas dokumentit borxhet e fshehura kanë arritur në 30 miliardë lekë ose 240 milionë euro. Kjo sipas KLSH, bën që borxhi publik i vendit të mos jetë 69.9 për qind sa raporton qeveria zyrtarisht, por 72 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Pjesa më e madhe e detyrimeve të prapambetura, gati 100 milionë euro, janë TVSH e njohur por e parimbursuar ndaj biznesit. Ndërkohë që pjesa tjetër janë detyrime të prapambetura të krijuara nga mospagesa e punëve publike dhe pushteti vendor.

Sipas raportit konfidencial, krijimi i detyrimeve të prapambetura dhe fshehja e tyre ka bërë që vitin e kaluar qeveria shqiptare të ketë shkelur ligjin e buxhetit, i cili e detyron atë që ta ulë borxhin nga viti në vit.  

Modifikuar më Premte, 12 October 2018 21:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...