×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tentuan të trafikonin lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë tre persona në Shkodër

Diel, 14 October 2018 09:39

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë për trafikim të lëndëve narkotike në Muriqan.

 Siç raporton policia shtetasit Maliq Kruja, 54 vjeç, E.M 31 vjeç dhe A.B 26 vjeç janë kapur në flagrancë me lëndë narkotike teksa po tentontin t’i trafikonin.

 Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar edhe 23 kg lëndë narkotike Cannabis Sative nga shërbimet e policisë kufitare.

Njoftimi i policisë

Muriqan, Shkodër Policia kufitare godet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike Arrestohen në flagrancë 3 shtetas  Sekuestrohen 23 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa  Nga shërbimet e Policisë Kufitare të P. K. K. Muriqan ne D. V. K. M Shkodër u arrestuan në flagrancë shtetasi:

Maliq Kruja, 54 vjeç, banues në Tiranë  Arrestimi i tij u bë pasi është paraqitur në P. K. K. Muriqan në dalje të RSh, me mjetin e tij tip Benz me targë DC187ZA, ku nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë u gjetën dhe u sekuestruan 23 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa Gjithashtu në P. K. K. Muriqan u arrestuan shtetasit, E. M. 31 vjeç, banues në Durrës dhe A. B. 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin e linjës Shqipëri-Gjermani në sediljen e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuastrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

 Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasit Maliq Kruja, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasve E. M. dhe A. B. u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

43952935 2287078031578555 5876265265297096704 o

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...