×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kursi i këmbimit, forcohet Dollari amerikan – Euro në tendencë rritje, zhvlerësohet Sterlina

Hënë, 15 October 2018 10:54

Dita e hënë në tregun vendas të këmbimit valutor është shoqëruar me një rritje të lehtë të euros, duke rritur shpresat për një rimëkëmbje të valutës së përbashkët europiane. Kjo e fundit është forcuar me 0.3 lekë për njësi ndaj monedhës vendase dhe këmbehet sot për 125.1 lekë në shitje dhe 125.8 lekë në blerje.

Situata paraqitet pozitive edhe për dollarin amerikan, i cili është forcuar ndjeshëm ditën e hënë, duke treguar kështu epërsi ndaj lekut. Valuta amerikane u rrit me plot 0.7 lekë për njësi kundrejt lekut dhe këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor me 108.2 lekë.

Ndërkohë, ndryshe nga euro dhe dollari, paundi britanik është zhvlerësuar ndjeshëm ndaj lekut, i cili ka humbur 0.7 pikë në raport me vlerën e ditës së premte. Sterlina këmbehet sot për 141.8 lekë në blerje dhe 142.5 lekë në shitje.

Ndërsa, sa i takon valutave të tjera të huaja, dollari australian ka regjistruar sot një rritje me 0.5 lekë për njësi; dollari kanadez po ashtu është forcuar po me 0.5 lekë për njësi kundrejt lekut duke u ngjitur në kuotën e 83 lekëve dhe franga zvicerane është rritur po ashtu dhe këmbehet sot për 109 lekë në blerje dhe 110 lekë në shitje

kursi-15-tetor.jpg

Modifikuar më Hënë, 15 October 2018 10:57
Login to post comments