Punime tek Kthesa e Rinas-Fushë Krujë, si devijohet trafiku

Hënë, 15 October 2018 19:50

Përmes një njoftimi Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bëjnë me dije se nesër nisin punimet lidhur me rehabilitimin e segmentit Vorë-K/Rinasit-Fushe Krujë dhe për pasojë do ketë bllokim dhe devijim të qarkullimit.

“ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne mënyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore ne terren.

Segmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate periudhës se kryerjes se punimeve.
Automjetet e vogla rezident te zonës mund te vazhdojnë te përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri ne Fushe Kruje.

Mjetet e transportit te mallrave/kamionet qe udhëtojnë nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzës dhe te vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet Autostradës.

Siç edhe është njoftuar me pare Dogana e Tiranës është e aksesueshme nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganen vetëm nëpërmjet segmentin rrugor Vore – Dogana e Tiranës per te kryer shërbimet Doganore dhe te kthehen përsëri ne drejtim te Vores.

Rruga është e hapur gjithashtu për te gjitha automjetet qe duan te kryejne shërbimet e Kontrollit Periodik ne qendrën SGS vetëm nëpërmjet drejtimit te Fushe Krujës. Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.”- thuhet nga ARRSH dhe policia.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...