Oficeri Nuhu ka prova për ministra e deputetë në trafiqe

Hënë, 15 October 2018 21:29

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në "360 Gradë" në Ora News tha se oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka prova konkrete për implikimin e deputetëve dhe ministrave në trafiqe.

Teksa pritet të shkojë në prokurori për padinë e bërë nga Taulant Balla, Çollaku thotë se nuk ndihet i frikësuar për shkak se ka thënë të vërtetën.

Çollaku: Nuk ndihem i kërcënuar sepse nuk kam gënjyer. Kjo është ajo që më mbron. Mekanizmi që po përdoret është shantazhues, jo vetëm ndaj meje por ndaj çdo opinisionti në këtë vend. Të krijosh Byronë Politike në 2018-n se kush duhet të dënohen, kush shkon në Prokurori. Trafiku i drogës është normalitet dhe prokuroria merret me gjëra të tilla. Nuk di çfarë duhet të hetojnë tjetër Prokuroria dhe policia, kur krimi është bërë normalitet. Unë nesër do të dëshmojë në prokurori për kallëzimin e Taulant Ballës për kallëzim të rremë. Nëse unë kam shpifur, do të dënohem unë. Problemi këtu është të shmanget çfarë ka deklaruar komisari, Emiljano Nuhu. Ai thotë edhe prova që është gati t'ia vërë në dispozicion drejtësisë, jo asaj servile ndaj qeverisë. Janë implikime konkrete ministrash, deputetësh në trafiqe, në para elektorale miliona euro. Janë gjëra që kanë ndodhur në Shqipëri. Kryeministrin e ka marrë e keqja para.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...