Mbërrin në Shqipëri princi i Monakos, pas një ftesë të Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Ceremonia zyrtare për mirëseardhjen e Lartësisë së Tij të Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos i zhvillua ne ambientet e Presidencës.
Ai u prit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të vijuar më pas me bisedimet dypalësh midis dy delegacioneve respektive.
Gjatë vizitës së Albertit II, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme të të dy vendeve. Do të nënshkruhet dhe një marrëveshje financimi mes Fondacionit të Princit Albert II të Monakos dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës e Shoqatës “Pisha Flamur” për mbrojtjen e burimeve natyrore.