Një histori e trishtë që s’kapërdihet dot është kjo e çiftit Meçolli nga një fshat pak kilometra larg “Parisit të Vogël”, Korçës. Mehmeti prej 30 vitesh jeton zvarrë, pasi këmbët e tij u paralizuan nga një aksident i rëndë. Elvira po ashtu e sëmurë rëndë, invalide e plotë. Ata jetojnë në kushte skandaloze, por jo vetëm. Në mënyrë të përsëritur ata të janë dhunuar na fqinji i tyre A. Meçolli për një konflikt pronësie. Edhe pse kanë denoncuar në polici asnjë masë nuk është marrë. Dhunuesi, njëkohësisht edhe ish kryeplak i fshatit qëndron i qetë për shkak të njohjeve me pushtetin. Ai ka ndërtuar një mur që shkakton lagështi në banesën e çiftit, ndërsa ka zaptuar edhe gjysëm metër tokë.
“Më ka dhunuar fqinji tre herë, më ka parë kunata kur më dhunonte. Jam ankuar disa herë por asnjë masë nuk u mor. Në prokurori më thanë hidhi në gjyq, unë s’kam as para as këmbë të shkoj në gjykatë”, u shpreh Elvira ndër të tjera për gazetaren e ‘Fax News’ Ledjona Xheladinaj.
Të vetëm në banesën e rrënuar ndërsa kushtet janë ç’njerezore ata ndiehen të braktisur nga shteti si ekonomikisht por edhe për konfliktin e pronës. Ata bëjnë apel për zgjidhje.
Prej disa vitesh çifti Meçolli janë në konflikt pronësie me fqinjin e tyre. Edhe pse toka dhe banesa është në pronësi të çifit Meçolli , askush nuk do tja dijë. Ata janë prindër të dy fëmijëve të cilët kanë ndërtuar familjet e tyre në emigrim./ fw