Bllokimi i faqeve të internetit pa ligj dhe me urdhër

Tuesday, 16 October 2018 17:05

Pa asnjë referencë konkrete në ligj, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), publikoi një listë me 44 faqe interneti me një afat kërcënues 72 orësh “për të publikuar numrin e tyre fiskal”, ose në të kundërt do të mbyllen.
Në një njoftim për shtyp të publikuar në faqen e vet të internetit, AKEP renditi faqe interneti nga Shqipëria, Kosova, SHBA e vende të tjera, përfshirë Reporter.al, publikimin shqiptar të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative.
“AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online,” thuhet në njoftim.
“AKEP iu bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kane lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online,” vijon më tej njoftimi.
Kristina Voko, drejtoreshë e BIRN Albania, tha se njoftimi për shtyp i AKEP tregon moskuptimin flagrant të ligjeve të vendit si dhe një kontroll të drejtpërdrejtë nga qeveria të një institucioni që me ligj është i pavarur nga qeveria.
“Siç duket, fushata anti-shpifje e kryeministrit ka filluar me një institucion shtetëror që publikon të dhëna të pavërteta, pa procedurën e duhur të kontrollit të fakteve dhe pa komunikuar me palët e prekura,” tha Voko.
BIRN Albania është një organizatë jofitimprurëse e regjistuar në Gjykatën e Tiranës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe që respekton në tërësi ligjet fiskale të vendit. Reporter.al është një faqe interneti e publikuar në Shqipëri dhe forma e saj e kontaktit përfshin të dhënat mbi ponësinë e faqes si dhe adresat e kontaktit online dhe ato fizike.
Është e paqartë se çfarë procedure ka ndjekur AKEP për të përgatitur listën e faqeve të internetit, të cilat sipas saj, duhet të Regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

“Një email i thjeshtë duhej të kishte mjaftuar për të mësuar më shumë mbi BIRN dhe statusin tonë fiskal,” tha Voko. “Siç duket, AKEP nuk është e interesuar të verifikojë informacionin e vet. Është e turpshme, sepse informacioni i pakonfirmuar është ai që shpie në shpifje, që është aktualisht edhe shqetësimi i kryeministrit.”
AKEP nuk iu përgjigj pyetjeve me email të BIRN.
Një nga faqet e internetit të përfshira në listë, insajderi.com, është aktualisht një faqe interneti në Kosovë.
Parim Olluri, redaktor në Insajder, tha se ishte i habitur nga fakti që edhe faqja e tij e internetit ishte në listë.
” Po habitem me dëshirën e flaktë të Edi Ramës për ta kopjuar Korenë Veriore,” shkroi Olluri në Facebook.
“Ne jemi biznes që operojmë dhe paguajmë taksa në Kosovë. Nuk kemi nevojë që të njëjtën ta bëjmë edhe në Shqipëri. Kjo është normale. The Guardian, Neë York Times, BBC, Neë Yorker etj., nuk regjistrohen si biznese në çdo vend të botës, në të cilat lexohen,” shtoi ai.
Neritan Sejamini, publikues i Exit.al, e konsideroi njoftimin për shtyp të AKEP si tregues të mënyrës së përgjithshme me të cilën qeveria funksionon aktualisht.
“Urdhri i AKEP nuk bazohet në asnjë ligj dhe lista dukshëm tregon dëshirën për të mbyllur faqet e internetit të kritikëve të qeverisë,” tha Sejamini.
“Exit.al është një organizatë jofitimprurëse dhe është regjistruar si e tillë në autoritetet fiskale. Si organizatë, nuk jemi të angazhuar në asnjë aktivitet komercial dhe rrjedhimisht nuk mund të regjistrohemi si të tillë,” tha Sejamini.
Blendi Fevziu, publikues i Opinion.al, tha se përfshirja e faqes së tij në listë duhet të jetë gabim. “Opinion.al është një kompani e regjistruar dhe ka NIPT. Ne nuk mund të shesim reklama pa fatura fiskale,” tha ai.
Formalisht një institucion i pavarur që rregullon tregun e telekomunikacioneve, drejtuesi aktual i AKEP, Ilir Zela, është një ish-deputet i Partisë Socialiste. Teknikisht AKEP mund të urdhërojë ofruesit e shërbimit të internetit të bllokojnë aksesin e faqeve të internetit në territorin e Shqipërisë si dhe ka kontroll mbi regjistrin e adresave me prapashtesat .al.

“BIRN”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...