Sindikata e Post -Telekomit Shqiptar kërkon nga qeveria hartimin e një strategjie të qartë për mbrojtjen e punonjësve në rastet kur një kompani telekomunikacionit mbyllet apo shitet tek një kompani tjetër, siç është rasti i Telekom Albania, ku nuk dihet ende fati i 4 00 punonjësve.
“I kemi kërkuar qeverisë hartimin e një strategjia kombëtare për këto ndryshime që po ndodhin në tregun e telekomunikacionit. kemi disa ndryshime të rëndësishme, kemi mbylljen e operatorit Plus, një operator tjetër është në shitje, dhe fati i 400 punonjësve që ndodhen në Telekom Albania nuk dihet. Nuk dimë se çfarë do të bëjë kompania që do ta blejë apo si do ti trajtojnë këta punonjës, a do të kenë të njëjtin fat si punonjësit e plusit, që do të hidhen në rrugë. Ky është shqetësimi ynë kryesor”, deklaroi Renato Mucaj, President i Sindikatës së Post-Telekomit Shqiptar.
Për të adresuar problemet më të ndjeshme në sektorin e telekomunikacionit u zhvillua konferenca me temë “Zhvillimet globale në sektor dhe sfidat për Shqipërinë, ku u trajtuan zhvillimet e fundit, pasojat dhe impakti i internacionalizimit dhe globalizmit mbi punonjësit si dhe problemet e dixhitalizimit.