Hillary mbron Bill Clintonin për skandalin me Lewisnkyn, thotë se nuk ishte abuzim i pushtetit

Tuesday, 16 October 2018 18:55

Hillary Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA në një intervistë për CBS ka thënë se afera e bashkëshortit të saj, Bill Clinton, me Monica Lewinskyn teksa ai ishte në Shtëpinë e Bardhë nuk ishte një abuzim i pushtetit, pasi Lewinsky ishte 22-vjeç dhe ishte e rritur.

Me këtë rast, ajo vuri në dukje se Bill Clinton kishte vepruar si duhet, sepse ai nuk kishte dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit për shkak të skandalit, pasi u konfirmua se kishte gënjyer lidhur me këtë çështje. Kur u pyet nga CBS nëse ishte dashur të largohej nga posti, siç kishin kërkuar disa, Hillary u përgjigj: “Absolutisht jo”.

“Më lejoni t'ju pyes diçka. Ku është hetimi për presidentin aktual kundër të cilit janë bërë shumë akuza, dhe ai i mohon, i hedh poshtë dhe tallet me ta? Ishte një hetim kundër Billit dhe besoj se gjithçka kishte të drejtë”, tha Hillary Clinton, transmeton KP.

Ajo i bëri këto deklarata pas pretendimeve të dyshuara për vepra seksuale kundër Donald Trumpit dhe presidentit të Gjykatës së Lartë Brett Kavano.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...