Si do të jetë moti në Shqipëri

E Enjte, 18 October 2018 08:10

Orët e paradites do të dominohen nga mot i kthjellët në të gjithë Shqipërinë.

Situatë e cila do të vijojë deri pasdite kur priten vranësira lokale në zonat malore, kryesisht në Juglindje të territorit.

Mbrëmja dhe nata paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish do të qëndrojnë konstante si në mëngjes dhe në mesditë duke ruajtur ekstremumet ditore nga 6 – 28°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.

Login to post comments