Kanë vijuar aksionet për identifikimin dhe goditjen e personave, të cilat dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike, por gjithashtu janë kryer edhe kontrolle “blic” për persona që lëviznin me armë. Nga ky aksion është arrestuar 1 person 6 të tjerë janë shoqëruar.
Policia ka vijuar kontrolle të imtësishme për identifikimin dhe kapjen e personave, që janë të skeduar në të kaluarën dhe që dyshohen si shpërndarës të lëndëve narkotike pranë shkollave në Librazhd.
Në pranga ka përfunduar Ardit Lleshi, 28 vjeç, banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd, i cili kishte tentuar të shpërndante drogë në shkolla, ndërsa janë shoqëruar 6 persona me precedentë penal si dhe janë bllokuar 2 autojmete pa dokumente.
“Policia kontrolle në lokale dhe akset rrugore për kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri, personave në kërkim , apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në afërësi të shkollave.Goditet një tjetër tetative për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.Efektivët e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, falë një pune të mirë-organizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në afërsi të një shkolle, mund të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Ardit Lleshi, 28 vjeç, banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në afërsi të një shkolle, shtetasit të lartëpërmendur në momentin e arrestimit i gjetën një sasi lënde narkotike rreth 6.22 gramë e dyshuar Canabis Sattiva, që e kishte gati për ta shitur.
Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në ambiente të tjera dhe në aksin rrugor , ku kanë shoqëruar në ambjentet e policisë për verifikim edhe 6 persona, kryesisht me preçedentë penal të mëparshëm, si dhe kanë bllokuar 2 mjete për mungesë të dokumentacionit.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.