Anija ushtarake shqiptare shpëton 73 refugjatë sirianë në Egje

E Enjte, 18 October 2018 09:21

Anija ushtarake shqiptare “Lissus”, që patrullon ujërat e detit Egje, ka shpëtuar 73 refugjatë sirianë që po rezikonin të mbyteshin tek lundronin me 2 gomone drejt brigjeve të Europës. Ata u imbarkuan në anijen patrullë të Frontex.

Anija shqiptare Lissus kreu dy operacione shpëtimi njerin pas tjetrit. Refugjatët që ndodheshin në gomone ishin burra, gra dhe fëmijë.

Login to post comments