Mbesa e ish-kreut të Partisë Fashiste italiane dhe diktatorit, Benito Mussolini, ka kërcënuar se do padisë këdo që flet keq për gjyshin e saj në rrjetet sociale.
Eurodeputetja Alessandra Mussolini, ka njoftuar se do i drejtohet policisë postale për shprehje dhe fotografi fyese që kanë të bëjnë me gjyshin e saj.
Nisma e politikanes italiane vjen pas një debati në një emision televiziv me gazetarin Alan Friedman.
Mussolini që është bërë eurodeputete si anëtarë e partisë së ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, “Forza Italia”, ka njoftuar për hapa ligjorë ndaj kujtdo që kritikon apo shan figurën e dikatorit fashist.
Alessandra Mussolini është në tentativë për t’u bërë pjesë e “Legas” dhe u përplas me gazetarin pas një debati që kishte të bënte me mbështetjen e saj ndaj vendimit të kryebashkiakut të Lodi-t, anëtar i “Legas” që ka përjashtuar nga mensa e shkollave të gjithë fëmijët e emigrantëve.
Pasi gazetari Friedman e krahasoi këtë vendim me atë të gjyshit të eurodeputetes, kjo e fundit e quajti atë idiot duke i bërë një shenjë fyese e duke i treguar gishtin e mesit të dorës. /Hashtag.al
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Repubblica.it