Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi prej një 1 viti përndiqte një vajzë nga ky qytet.
Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Aljon Pasho, 30 vjeç, banues në Sarandë.
Nga hetimet intensive të kryera mbështetur në kallëzimin e bërë nga shtetësia A.M., shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Sarandës.
Sipas kallëzimit të shtetases A.M., prej rreth 1 viti përndiqej nga shtetasi A.Pasho duke i shkaktuar ankth dhe frikë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Përndjekja”.