Bizneset ulin kërkesën për kredi; Më e lehtë për individët të marrin hua konsumi dhe për blerje banese

Premte, 19 October 2018 17:09

Bazuar në perceptimet e bankave tregtare, standardet e kreditimit për bizneset mbetën thuajse të pandryshuara në tremujorin e tretë të vitit 2018, pavarësisht një përqasjeje më të kujdesshme ndaj bizneseve të vogla e të mesme, sipas raportit të Aktivitetit Kreditues të bankës së Shqipërisë për tremujorin e tretë të vitit. Nga ana tjetër, kërkesa për kredi e bizneseve ishte më e ulët sipas vlerësimeve të bankave. Standardet e kreditimit u raportuan të lehtësuara për individët, si për kreditë konsumatore ashtu edhe për ato me qëllim blerje banese. Në të njëjtën linjë shfaqet edhe kërkesa për kredi e individëve, e cila u raportua më e lartë në tremujorin e tretë, për të dyja kategoritë.

Në tremujorin e fundit të vitit 2018, bankat presin të aplikojnë standarde të ngjashme me tremujorin e tretë mbi kreditë e destinuara për bizneset, ndërkohë që për individët synojnë t’i lehtësojnë ato më tej.
Kërkesa për kredi, sipas gjykimit të bankave, pritet të jetë më e lartë nga tremujori i tretë, si në kategorinë e bizneseve ashtu edhe në atë të individëve.
Shtrëngohet kredia për bizneset e vogla dhe të mesme
Standardet e kreditimit në tremujorin e tretë të vitit, për kategorinë e bizneseve, u raportuan thuajse të pandryshuara. Megjithatë, në ndarjen sipas madhësisë së biznesit, ato rezultuan të shtrënguara për kreditë dhënë bizneseve të vogla dhe të mesme. Standardet e kreditimit u raportuan thuajse të pandryshuara, si për kreditë me qëllim investimi, ashtu edhe për ato për likuiditete.
Bankat u shprehën se presin t’i mbajnë të pandryshuara standardet e kreditimit për bizneset në tremujorin e fundit të vitit, si në terma të madhësisë së tyre, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë.
Faktorët që ndikuan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit për bizneset në tremujorin e tretë ishin të lidhura me kostot dhe kufizimet nga bilanci (kryesisht të lidhura me kostot dhe kufizimet nga pozicioni kapital i bankës), me aftësinë paguese të kredimarrësit, si edhe me situatën aktuale ekonomike dhe perspektivën e saj. Në kahun lehtësues të standardeve veproi trysnia nga konkurrenca në sistemin bankar.
Kërkesa për kredi u raportua më e ulët nga një tremujor më parë, si ajo e bizneseve të vogla dhe të mesme, ashtu edhe kërkesa e bizneseve të mëdha. Edhe në prizmin e qëllimit të përdorimit të kredisë, kërkesa rezultoi më e ulët, si për kreditë për investime, ashtu dhe për likuiditete.
Në tremujorin e fundit të vitit, bankat presin kërkesë të gjallëruar në të gjitha kategoritë e biznesit.
Kërkesa më e lartë nga ana e bizneseve në tremujorin e katërt të vitit 2018, pritet të shfaqet si për kredinë me qëllim investimi, ashtu edhe për atë me natyrë likuiditeti.
Faktorët e perceptuar nga ana e bankave si përcaktues të kërkesës më të ulët për kredi ishin: nevoja më e ulët për financimin e investimeve fikse, si edhe inventarëve e kapitalit qarkullues; financimi me burimet e brendshme të vetë biznesit; besimi i biznesit; si dhe situata ekonomike dhe perspektiva e saj. Niveli i përgjithshëm i normave të interesit, si edhe nevojat për rifinancimin e borxhit ishin dy faktorët e perceptuar si nxitës të kërkesës për kredi nga ana e bizneseve.
 
Më lehtë të marrësh kredi konsumatorë dhe blerje banese
Standardet e kreditimit për individët vijuan të raportohen të lehtësuara edhe në tremujorin e tretë të vitit. Ky lehtësim u manifestua në të dyja kategoritë, si për kreditë për blerje banese, ashtu edhe për kreditë konsumatore. Bankat u shprehën për një lehtësim të mëtejshëm të pritur të standardeve të kreditimit për individët, për të dyja kategoritë, në tremujorin e fundit të vitit.
Faktorët që diktuan standarde të lehtësuara për individët në tremujorin e tretë ishin: toleranca më e lartë e bankave ndaj rrezikut; perceptimi më i ulët i rrezikut lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësit; si dhe kosto më të ulëta nga pozicioni i kapitalit të bankave.
Kushtet dhe termat e përgjithshme për kreditë akorduar individëve u lehtësuan në tremujorin e tretë. Përmirësimi i kushteve dhe termave të përgjithshme në kreditë dhënë individëve u mundësua nëpërmjet një kërkese më të ulët për kolateral në raport me kredinë e marrë. Në kahun e kundërt me këtë faktor ndikuan marzhet më të larta të aplikuara mbi kreditë me rrezik, si dhe madhësia e kredisë.
Faktori që përcaktoi përmirësim të kushteve dhe termave të kreditimit për individët ishte i lidhur me trysninë nga konkurrenca. Nga ana tjetër, faktorët e tjerë, si kostot dhe kufizimet nga bilanci dhe toleranca e bankës ndaj rrezikut, u raportuan pothuajse të pandryshuar nga një tremujor më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...