Policia italiane ka arrestuar 4 shtetas shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës.
Në zotërim të tyre janë sekuestruar 41 kg marijuanë e gati 1 kg kokainë.
Një nga shqiptarët e arrestuar ishte i pajisur me kartë identiteti falso dhe rezulton i dëbuar nga territori italian në shkurt të 2018.
4 shqiptarët u ndaluan gjatë një kontrolli rrugor në lagjen periferike romane Tor Pignatara.
Gjatë ndalimit një prej shqiptarëve tentoi të braktisë në rrugë çelsat e një banese, por i gjetën nga policia, raporton "Ora".
Më pas, gjatë kontrollit në banesë, policia italiane zbuloi dhe sekuestroi 41 kg marijuanë e konfeksionuar në pako 1 kg si edhe pothuajse 1 kg kokainë e ndarë në doza të vogla. Në banesë janë sekuestruar dhe instrumente për konfeksionimin dhe përgatitjen e dozave të drogës.
Një prej shqiptarëve të ndaluar ishte i pajisur me kartë identiteti falso. Ai është i njohur nga forcat e policisë italiane pasi në shkurt të 2018 ndaj tij është lëshuar urdhëri i dëbimit nga territori italian.
4 shqiptarë ndodhen në burgun e Regina Coeli në Romë në dispozicion të autoriteteve italiane të drejtësisë.