Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet. Të hënën reshjet priten të intensifikohen dhe do të arrijnë deri mesatare në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Durrës, Fier dhe Gjirokastër do të arrijnë lokalisht mesatare
Në veri të vendit, mbi 1500 m priten reshje të pakta dëbore.
Të hënën, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 22 °C
në vendet e ulëta: 13 / 22 °C
në vendet malore: 6 / 14 °C
Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë gjatë pasditeve.