Në zonës e Sheqit në hyrje të Fierit, banorët po braktisin banesat dy-tre katëshe për t’u larguar nga ndotja që vjen si pasojë e zgjerimit të fushës së mbetjeve.
Gjendja në fushën e mbetjeve vijon të përkeqësohet dhe deri më tani askush nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj bombe ekologjike, ndërkohë mbetjet hidhen gjithnjë e më afër shtëpive të banuara.
Era e rëndë dhe insektet kanë bërë që disa familje të braktisin shtëpitë e tyre dy apo tre katëshe dhe të ikin diku tjetër. Ka dhe të tjerë që vazhdojnë të jetojnë në atë ndotje që mund të shkaktojë shumë efekte negative shëndetësore.
Fusha e Sheqit ndodhet 500 metra nga hyrja e qytetit të Fierit dhe aty hidhen mbetjet e patrajtuara.