Studimi: Veshja e rrobave të leshtë ju ndihmon të flini më mirë

Diel, 21 October 2018 18:39

Veshja e rrobave të leshtë mund të jetë ilaçi më efektiv për pagjumësinë, sipas një studimi. Ekspertët thonë se leshi ndihmon duke e mbajtur trupin në një rehati termike, dhe kjo e bën gjumin më qetësues. Shkencëtarët në Australi kanë kryer dy studime mbi gjumashët e rinj dhe të vjetër për të testuar teorinë.

Nxënësit në të 20 –tat e tyre në grupimin e parë flinin gjumë katër minuta më shpejt ndërsa mbanin rroba me përbërje leshi dhe jo pambuku. Studimi i dytë zbuloi se pizhamet me përbërje leshi kishin ndikim edhe më të madh tek të rriturit më të moshuar 65-70 vjeç. Ata ranë në gjumë pas 12 minutash krahasuar me 22 dhe 27 minutash për ata që mbanin veshje me përbërje poliester ose pambuku.

Hulumtuesi Dr Paul Swan, nga Universiteti i Sidneit, tha: “Jo shumë kohë më parë duke fjetur me rroba leshi mund të ishte një model, por tashmë shkenca është duke rizbuluar përfitimet që do të kishte gjumi nëse flinit me veshje të leshta.

“Ndoshta nuk është rastësi sepse leshi rregullon temperaturën e trupit tuaj shumë më mirë, duke ju mbajtur në atë që njihet si ‘zona e rehatisë termike’. Ju jo vetëm që mund të bini në gjumë më shpejt, të flini më gjatë, por gjithashtu do të keni një gjumë më të thellë dhe më cilësor.

“Gjumi i mirë është bërë gjithnjë e më i vështirë në kohët moderne, dhe kështu çdo gjë që ndihmon është e madhe për shëndetin tuaj mendor dhe fizik”. Gjetjet nga studimi i parë, të raportuara në revistën “Nature And Science Of Sleep”, u publikuan për të shënuar Javën e veshjeve të Leshta, e cila është pjesë e fushatës ku mbrojtësi i së cilës është Princi i Uellsit. Studimi i dytë, i financuar nga trupi i industrisë së leshit Australian wool Innovation (AwI), ende nuk është botuar.

Login to post comments