Lul Berisha dhe Balili i shpëtuan arrestimit, ish-ministri zbulon se kush e dekonspiroi operacionin

Hënë, 22 October 2018 10:13

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se operacionet e djeshme të policisë u dekonspiruan.

Sipas Manjanit deklaratat e ministri të Brendshëm, gjatë javës së kaluar kanë dekonspiruar aksionet.

POSTIMI I PLOTË

Operacioni i Policisë u dekonspirua?!

Sigurisht që po!

E dekonspiroi Ministri i Brendshëm.

Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst:”… javën që vjen do kemi goditje të fortësh…”

Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “… ju këshilloj që këto ditë ti mbani afer telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..”

Këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për ”të interesuarit” të fshihen…

reagimi manjani

Login to post comments