Zbulohen detaje të reja nga operacioni që solli arrestimin e ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko.
Mbrëmjen e djeshme përpos Çukos është arrestuar edhe shoferi i tij, Qerim Musha, bën me dije "Report".
Ai dyshohet se është i implikuar në ryshfetin që ish-drejtori i Burgjeve u merrte të dënuarve për lejet dhe transferimet.
Çuko dyshohet se merrte 1500-3000 euro kundrejt lejeve ndaj të burgosurve, ndërsa është kapur nga përgjimet edhe duke u premtuar të dënuarve transferime.
Gjithashtu nga operacionet e RENEA-s dhe FNSH janë u arrestuan edhe dy policë mbrëmjen e djeshme, ndërsa njëri prej tyre është Admir Gjurici.