Një seri kërcënimesh të marra online po i çon njerëzit që të kryejnë vetëvrasje.
Fillimisht mesazhi, që vjen në postën tuaj elektronike, duket i parrezikshëm – një email shfaqet në ekranin tuaj që mund të jetë nga një mik apo koleg.
Por nëse klikoni mbi të do ju ngrirë gjaku sepse ajo që vijon është një varg kërcënimesh vicioze për të shkatërruar jetën tuaj, nëse nuk dorëzoni para.
Email-i “haraçit” shpjegon se ju jeni kapur duke parë një faqe interneti për të rritur – kjo është zbuluar me anë të kamerës së kompjuterit tuaj.
Për të shtuar kredibilitetin e pretendimit të tyre, email-i përfshin detaje kryesore private, të tilla si numri i telefonit tuaj dhe fjalëkalimet e fshehta për një bankë ose llogari tregtare.
Kërcënimi i ri i internetit është zbuluar nga gazetarja,Sarah Hartley e cila e zbuloi pasi ra në shënjestrën e tyre së fundmi.
Sarah shpjegon:
Si shumica e gazetarëve, unë jam aq e ashpër sa çizmet e vjetra dhe jam mësuar me çdo lloj “moti”. Megjithatë, ajo që më tronditi më shumë për marrjen e një email të tillë është se kushdo që e ka çuar, ka shkelur firewall-in tim të punës.”
Më tej, gazetarja shpjegon se emri i dërguesit të email-it i ishte dukur i besueshëm. Ai erdhi nga një emër i zakonshëm femëror. Duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë këshilltare të marrdhënieve me publikun, ajo klikoi mbi mesazhin dhe e hapi.
Kriminelët kibernetikë kërkojnë nga viktima e tyre që të dorëzojnë 500 funte ose më shumë në Bitcoins anonime. Nëse ata nuk paguajnë, shantazheri thotë se ata do të ndajnë detajet që kanë në internet.
Miliona përdorues të kompjuterave janë duke u shënjestruar në valën e keqe të mashtrimeve që deri më tani kanë zhvatur me qindra njerëz të pafajshëm.