Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga të policisë, ndërsa janë kapur me 80 kg drogë.
Të arrestuarit janë Kristian Butaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazer Murçaj, Lavdrim Nikaj, Ndue Milaj. Këta shtetas u arrestuan në Tamare të Malësisë së Madhe në afërsi te një pikë kufitare duke tentuar ta transportojnë sasinë e drogës drejt Malit të Zi.
Këta persona dyshohen si një grup qe mundësonin transportin e drogës. Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve në rrugë operative dhe një hetimi disa mujor