Berat/ Plagosën me thikë 39-vjeçarin, kapen agresorët

Diel, 15 Prill 2018 14:42
Foto ilustruese Foto ilustruese

Dy shtetasit që kanë qëlluar me thikë një 39-vjeçar janë arrestuar në flagrancë nga policia.

Ornel Toska 29 vjeç dhe Engjëll Lamaj 20 vjeç, të dy banues në lagjen “çlirimi”, kanë goditur me thikë 39-vjeçarin, cili ndodhet në spitalin Rajonal të Beratit nën kujdesin e mjekëve.

“Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen Dëshmorët e Kombit për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M.M, 39 vjeç, banues në lagjen Dëshmorët e Kombit, Berat. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ‘’Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Plasogën me thikë 39-vjeçarin, kapen agresorët

Login to post comments