Borxhi publik dhe deficiti fiskal në zonën e valutës së përbashkët, kanë rënë në tremujorin e dytë 2018, sipas të dhënave të agjencisë së Statistikave, Eurostat.
Borxhi publik në raport me Produktin e Brendshëm Bruto në Eurozonë, arriti në 86.3% në tremujorin e dytë, në rënie nga 86.9% që ishte në të parin.
Ndaj totalit, 81.1% e zinin letrat me vlerë të borxhit, 15.9% kreditë dhe 3% valutat dhe depozitat. Ndër vendet anëtare, Greqia regjistroi nivelin më të lartë të borxhit në tremujorin e dytë 2018, në 179.7% të PBB, ndjekur nga Italia me 133.1% dhe Portugalia me 124.9%.
Na ana tjetër, Estonia kishte nivelin më të ulët në 8.3%, ndjekur nga Luksemburgu me 22% dhe bullgaria me 23.8%. Eurostat ka publikuar edhe të dhënat mbi deficitin fiskal në Eurozonë për tremujorin e dytë 2018.
Deficiti, i përshtatur ndaj efekteve sezonalë, arriti në 0.1% në raport me PBB, në rënie nga 0.2%që ishte në tremujorin e parë dhe duke prekur nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.
Ndër vendet anëtare, Letonia ka pasur financat me pozitive, me një suficit prej 2.5% të PBB, ndjekur nga Gjermania dhe Luksemburgu me 2.4% dhe 2.3% në mënyrë respektive. Nga ana tjetër, Portugalia ka regjistruar një deficit prej 2.7%, ndjekur nga Franca me 2.5%.