NasDaily mahnitet nga harmonia fetare mes shqiptarëve – videoja që po bën namin

Tuesday, 23 October 2018 18:26

Një nga vlogerët më të njohur të rrjeteve sociale, Nuseir Yassin, i cili menaxhon faqet ‘NasDaily’, këto ditë është duke qëndruar në Shqipëri dhe thuajse çdo ditë po publikon video duke promovuar gjërat për të cilat shquhet Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi.

Ditë më parë ai kishte publikuar video duke treguar për Besën e shqiptarit, e madje edhe për çmimet e lira të kafeve, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, sot ai ka ardhur me një video tjetër e cila ka filluar të merr vëmendje të madhe – kësaj radhe, në video ai e trajton tolerancën fetare mes shqiptarëve. “E vërteta është se në shumë shtete feja mund t’i ndajë njerëzit dhe ta krijoj një mentalitet ‘Ne kundër Atyre’. Por, unë jam shumë i lumtur të them se kam gjetur shtetin ku kjo gjë nuk ndodh”, thotë ai në videon e cila për tri orë pas publikimit ka marrë mbi 3 milionë shikime.

“Në këtë shtet sekular, katër lloje të religjioneve jetojnë në paqe dhe nuk po e ekzagjeroj kur them se nuk mund ta dalloni cili person është mysliman, cili katolik ose çfarëdo”, shton ai. Ndër tjerash ai thotë se religjioni nuk i definon njerëzit aty, por janë shqiptarë që jetojnë së bashku!

Për shqiptarët, thotë ai, feja është diçka mes njeriut dhe Zotit!  Vlen të ceket videot e tij, i befasuar nga gjërat e bukura të shqiptarëve, po tërheqin vëmendjen e miliona njerëzve anë e mbanë botës.

Më interesantja është se shumë prej tyre janë mahnitur aq shumë nga gjërat që ‘NasDaily’ ua ka prezantuar ndjekësve të tij, saqë ata kanë deklaruar se do ta vizitojnë Shqipërinë së shpejti! Madje, në një koment, një person i quajtur Gregory Cheong thotë: ‘Kjo video është mahnitëse. Do ta vizitojë Shqipërinë së shpejti’, të cilit Nuseir Yassin i përgjigjet se dëshiron që faqja të jetë me më shumë shtete si Shqipëria, ku shumë njerëz nuk mund ta dinë se ku gjendet në hartë ky shtet, por kur ta vizitojnë e kuptojnë se ka shumë gjëra për të parë, mësuar e dashuruar! Në fund, ai thotë se Shqipëria tani është në mesin e përvojave më të mira që i ka parë deri tani nga thuajse të gjitha shtetet e botës që i ka vizituar.

Modifikuar më Tuesday, 23 October 2018 18:29

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...