Shkatërrohet banda e 10 shqiptarëve në Itali

Tuesday, 23 October 2018 19:19

Një grup prej dhjetë personash përfunduan në prangat e karabinierëve në Busto Arsizio, në provincën e Vareses,  nën akuzën e grabitjeve.

Personat e arrestuar, thuajse të gjithë nga Shqipëria, kishin kryer një sërë grabitjesh në disa kompani në rajonin midis Milanos dhe Vareses dhe me paratë e përfituara kryenin blerjen e lëndëve narkotike për t'i rishitur më pas.

Fitimet e vjedhjeve - sipas organit të akuzës - u riinvestuan për të financuar blerjen e drogës, pastaj lënda narkotike rishitej në tregun me pakicë.

Hetimi ndaj grupit sipas "La Republica", kanë nisur në fillim të vitit 2016, pas një vjedhje të kryer në një kompani në Milano ku u vodhën 600 rrotulla pëlhure të çmuar me vlerë mijëra euro, pronari i të cilës ishte kërcënuar disa herë, madje edhe me armë.

Nga operacioni i koduar "Lecke" sipas mediave lokale italiane, është zbuluar se një pjesë e grupit zhvillonte biznes me anëtarë 'të shquar' të krimit të organizuar shqiptar në Itali.

Të arrestuarit janë transferuar në burgje të ndryshme në rajon. Gjatë kërkimeve u gjetën armë të ndryshme, midis të cilave edhe një pushkë dhe një shpatë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...