“E dinim që në sezonin e parë, që Claire nuk do të ishte thjesht një grua politikani”, paralajmëron Robin Wright, 52 vjeçe: Claire Underwood, personazhi i saj merr presidencën e SHBA në sezonin e gjashtë dhe të fundit të “House of Cards”, krijuar nga Beau Willimon për Netflix. E para presidente femër e SHBA, ishte nuhatur tashmë presidenca e saj, që para se Kevin Spacey të dëbohej nga xhirimet për shkak të skandalit të famshëm seksual ku është përfshirë. Claire ka qenë gjithmonë jo vetëm krahu i djathtë i Frank Underwood, si dhe shoqe udhëtimi në ngjitjen e të shoqit nga anëtar kongresi në zëvendës-president dhe President, por edhe një forcë tërheqëse në sagën e Uashingtonit.
Wright, nënë e dy fëmijëve me ish bashkëshortin Sean Penn, në sezonin e ri pas vdekjes së Frank, përpiqet të përgatisë një staf tërësisht femëror. Mes personazheve të reja janë vëllezërit Sheperd, interpretuar nga Greg Kinnear dhe Diane Lane, miliarderë me qëllime të qarta manipulimi politik të Shtëpisë së Bardhë.
Si ishte rikthimi në xhirime për “House of Cards”, pa Kevin Spacey?
Ishte diçka me të cilën duhej të përshtateshim të gjithë, producentët, Netflix, studio. Kemi patur shumë diskutime, kemi patur nevojë për kohë, që të kuptonim atë që kish ndodhur, për këtë arsye u mbyllëm për muaj të tërë, duke vlerësuar opsionet që kishim përpara. Klima ishte e tensionuar, kishte shumë gjëra që duheshin marrë në konsideratë. Vendimi përfundimtar erdhi sepse duhej të mendonim edhe për fansat e serialit dhe të mbanim në këmbë trashëgiminë e tij. Kështu që, përse të mos e mbyllnim me historinë që kish qenë gjithmonë: e kishim ditur përherë se Claire do të bëhej presidente. Ndryshoi vetëm mënyra si erdhi kjo gjë.
Jeni takuar më me Kevin Spaceyn, pas kaq shumëkohësh që keni kaluar së bashku?
Jo, asnjë kontakt… Ne përveshëm mëngët dhe filluam nga e para, duke rishkruar gjithçka. Vendxhirimi ynë ka qenë gjithmonë argëtues dhe ka patur gjithmonë një lidhje të fortë mes nesh, dhe kjo nuk ka ndryshuar.
Gëzim, por edhe vështirësi, të kesh një rol si protagoniste absolute?
ndryshuam në momentin e fundit e që besoj se do ju shastisë. Natyrisht duhej të ndiqnim edhe ato që ndodhnin në Uashington, por me presidentin që kemi, edhe gjërat më absurde që mendonim se ai i bënte, sikur të na kopjonte! Kështu që duhej të ndryshonim ide vazhdimisht. Dhe ishte e rëndësishme të shikonim se ç’mund të nënkuptojë të kesh një grua presidente, me një staf vetëm me femra, të shohësh 25 gra në një sallë mbledhjesh, si ndryshon komunikimi, si merren vendimet në mënyrë më bashkëpunuese. Eshtë një qasje e ndryshme.
Dhe si ndryshon?
E kupton nëse ndjek serinë, nuk shpjegohet. E sheh si ndryshon marrëdhënia me miken e vjetër, Annette Sheperd, interpretuar nga Diane Lane: nuk i beson dot askujt.
Pse, sipas mendimit tuaj, nuk ka patur deri më sot një grua presidente?
Sepse zgjedhjet u manipuluan? Eshtë një hipotezë për të cilën është folur, por është pyetje interesante sepse ka shumë shtete që udhëhiqen nga gra, dhe ne jemi vendi i shanseve. Unë kam vetëm një fjalë për atë që ndodh në këtë vend: shkatërrimtare! Por nuk heq dorë nga shpresa për një grua presidente dhe fakti që mund të sjellë një ndryshim të vërtetë, ndoshta do të ketë një pluhur magjik që do të sjellë transformimin për të cilin kemi nevojë.
Sezoni i ri nxjerr edhe më shumë në pah influencën e korporatave mbi pushtetin politik.
Nuk dua të komentoj shumë administratën tonë, por ideja e serialit ishte pikërisht kjo, futja e këtyre personazheve që kujtojnë atë çfarë ishte Tea Party. Eshtë e vërtetë: Amerika e korporatizmit kërcënon demokracinë dhe krijon telashe të reja për Claire. Ajo ka mësuar nga më i miri, Frank, dhe duhet të përdorë të gjithë talentin e saj për të rezistuar, sepse është grua. Duhet të fitojë miq të rinj, që të bëjë armiq të rinj.
Çfarë ju mungon nga Claire?
Veshjet. Nuk munda të mbaj asnjë, sepse po përgatisin një panair që do të shëtisë botën. Stili i Claire ndryshon nga një sezon në tjetrin, dhe bëhet gjithnjë e më “ushtarak”, ndërsa merr pushtetin.
Çfarë prisnit nga Claire kur nisi seriali?
Ekzaktësisht atë që bëri: Claire dhe Francis kishin një marrëveshje, një bashkim korrupsioni dhe efiçence, ku u ushqyen në mënyrë të ndërsjelltë, me dashuri dhe respekt. Ajo që nuk dinim në fillim, është se si do të bëheshin rivalë. David Fincher, regjisori i parë, ka thënë gjithmonë se do e kuptonim bashkë. Dhe kështu ndodhi.